E ardhmja e tij u lidh ngushtë me kampionët e Italisë, Juventusin, por Marcelo ka menduar vetëm për Realin e Madridit. Është vetë mbrojtësi brazilian, i cili në një intervistë të gjatë për mediat spanjolle ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me një kalim në Seria A.
Seria A? -“Është një kampionat që po rikuperon forcën dhe rëndësinë e së kaluarës. Pastaj ka vendin e zakonshëm që është një futboll më pak i bukur dhe më i fortë. Futbolli yt, si ai botëror, po shkon drejt një kuptimi total, gjithnjë më ambicioz “.
Juventus?-“Ka fituar tetë kampionate radhazi. Bardhezinjtë janë rezultat i një shpirt konkurrues dhe uri për fitore. Menaxhimi i mirë është çelësi për të qëndruar në krye. Kjo nuk është e lehtë.”
Merkato?-“Shpesh kam qënë pranë ekipeve italiane, por ata ishin vetëm thashetheme. E vërteta është se unë e dua Realin, është shtëpia ime dhe klubi më i mirë në botë “. -përfundoi Marcelo./newsport/