Portieri shqiptar Marco Molla eshte shfaqur serish si protagonist me kombetaren e 17 vjeçareve te Italise qe po merr pjese ne Kampionatin Boteror qe eshte duke u zhvilluar ne Brazil.
Ne ndeshjen e luajtur ne oret e para te mengjesit, Italia U17 ka fituar 2-1 ndaj Meksikes ne nje ndeshje me shume emocione. Molla ne minuten e 38-te ka pritur nje 11-metersh te akorduar per meksikanet pikerisht kur rezultati ishte i barabarte 0-0.
Ndeshja fitoi emocione dhe te kaltrit kaluan ne avantazh ne minuten e 74-te me ane te Gnonto por ne shtese Meksika arriti te barazonte me ane te Martinez. Kur u duk se i gjithe takimi do te mbyllej ne barazim, Italia U17 ka shenuar edhe golin e dyte me ane te Odogie ne minuten e 94-te dhe kesisoj ka arritur ta fitoje kete ndeshje me rezultatin 2-1.
Nje fitore ne te cilen padyshim ka meriten e tij edhe portieri me origjine nga Thethi Marco Molla i cili eshte shnderruar ne nje pike shume te forte per kombetaren italiane te kesaj grupmoshe.
Me fitoren e arritur ndaj Meksikses, italianet jane shume prane kalimit per ne turin e dyte te Boterorit dhe ndaj Paraguajit ne takimin e fundit ne grup, i mjafton edhe barazimi per te ruajtur vendin e pare ne renditje.
www.shkodrasport.com