Opinion nga Agron SELMANI*
Marëdheniet me publikun përfaqësojnë një tentim të planifikuar dhe të përhershëm. Me qëllim të krijimit, arritjes apo mbajtjes së vullnetit të mirë dhe po ashtu një mirëkuptim interaktiv të organizatës dhe qëllimit të saj të promovuar në opinion. Opinionit të gjerë, atyre të cilët nuk merren profesionalisht me sport, është e vështirë t’i qartësohet apo t’i shpjegohet se gjatë karrierës sportive, trajneri dhe sportisti janë nën ndikim të presioneve të ndryshme, të themi edhe të përhershme, po gjatë këtij rrugëtimi. Shikuesit zakonisht shohin vetëm gjëra pozitive tek sportistët, pse jo edhe tek trajnerët: Rininë, bukurinë, sharmin, suksesin dhe pasurinë.
Të paktë janë ata që lëshohen në mendime të thelluara se çka ka përjetuar sportisti për të arritur gjer aty. Vështirësitë gjatë këtij rrugëtimi dhe sakrificat që ka bërë sportisti për pozicionin që ka. Por, të qenurit PERSON PUBLIK edhe mund të jetë tregim i veçantë, e cila në fillim mund të prodhoj një gezim euforik, por me vonë patjetër se rezulton me humbjen e privatësisë dhe ndërkohë edhe me thirrje dhe etiketime të padrejta në raste dhe situata të ndryshme, por sido që të jetë marrja me sport imponon edhe këtë sakrificë nëse mund ta quajmë ashtu. Bota bashkëkohore e sportit, sot karakterizohet me një shkallë të lartë të komercializmit dhe po ashtu edhe të profesionalizmit. Gjithashtu, në kohën e sotme, përqendrimi -tërheqja e vëmendjes tek vetëvetja dhe aktivitetet vetjake apo informimi i publikut me atë që quhet diçka me vlerë shoqërore ka filluar edhe të akceptohet si një prej faktorëve kyç me rastin e matjes së suksesit të një klubi sportiv. Marrë parasysh, se publiku (shikuesit, simpatizuesit etj,etj) shfrytëzojnë mediat si një prej mjeteve burimore të informimit dhe ndërkohë nga ana tjetër edhe mediat ka kohë që bëjnë selektimin e informacioneve sipas peshës dhe rëndësisë, atëherë lehtë mund të arrijmë në konkludim se duhet një kujdes të veçantë të tregohet ndaj raporteve(marëdhenieve) me mediat, të cilat edhe kanë ndikim në qëndrimet dhe botëkuptimet e po të njëjtit publik. Edhe pse në të kaluarën, ka patur një hezitim të bashkëpunimit me media, për shkak të bindjeve se mediat si kundërfaktor mund të ndikojnë në zvogëlimin e të ardhurave dhe të shikueshmërisë, sot kjo formë të menduarit i takon të kaluarës dhe jemi dëshmitar se në shumë raste, disa ndeshje edhe ndërrojnë terminet e ndeshjeve, tejkalojnë edhe rregulloret mu për arsye të përfitimit të ndikimit medial dhe në këtë formë edhe përfitimin e interesimit të publikut. Edhe pse ende bashkëpunimi me media pranohet si një rrafsh teknik i punës, megjithatë bashkëpunimi me media nënkupton diçka ma shumë se një shkrim dhe një distribuim i një informate dhe së bashkëpunimi me media duhet kuptuar si një mjet pune e cila për klubet sportive dhe personelit brenda saj, ofron një pike të rëndësishme dhe një mundësi të komunikimit dhe të bashkëveprimit me publikun e gjerë bashkëpunimi me media, kërkon nëse jo një dije të specializuar, atëherë një kuptim elementar, të proceseve që ndodhin në këtë fushë, me këtë rast, mediat do të kenë rastin të marrin nga klubet sportive, informaten që klubi dëshiron të plasoj në opinion për publikun e gjerë. Humbja e kohës, për të mësuar kulturën fillestare të komunikimit me media, është një çmim i vogël në krahasim me atë se çka mund të fitoj klubi sportiv dhe personeli brenda saj (kjo vlen edhe për trajnerët dhe lojtarët), sepse kultivimi dhe shfrytëzimi efikas i bashkëpunimit me media, klubi sportiv, jo vetëm që do të ngritet në një nivel më të lartë të vlerësimit para simpatizuesve të saj, por njëkohësisht ky bashkëpunim i mirë mund të ishte i mirëseardhur edhe për promovimin e aktiviteteve dhe informimin e opinionit të gjerë të publikut.
*Trajner futbolli nga Kosova