Xhuliano Skuka nuk do të vazhdojë aventurën me Mariborin. Klubi vendosi të ndërpresë huazimin me sulmuesin, i cili nuk arriti dot të përshtatet me kampionatin slloven. Në 19 javë, Skuka zhvilloi vetëm 470 minuta, me 5 ndeshje të luajtura si titullar, duke u zëvendësuar në po kaq ndeshje.
25-vjecari do të mbahet mend vetëm për atë gol të shënuar më 22 tetor në takimin kundër Bravo-s. Mbylljen e huazimit te Maribori e ka thkesuar drejtori sport Marko Suler i cili për mediat sllovene do të shprehej.
“Kemi katër të huaj, që janë vërtetë shumë. Skuka nuk i përmbush standardet e Mariborit në aspektin e karakterit dhe nuk i përshtatet ekipit. Duam të përfundojmë huazimin me të”, tha Suler.
RTSH Sport kontaktoi Xhuliano Skukën në lidhje me të ardhmen e tij. Sulmuesi konfirmoi se do të rikthehet te Metz dhe për momentin nuk e shikon si alternativë të luajë në kampionatin shqiptar, por gjasat jane qe ai te huazohet serish dhe kete here ne “Abissnet Superiore”. Vetëm një sezon më parë, klubi francez e mori nga Partizani. Klubi i kuq nuk e ka zyrtarizuar kurrë shumën e transferimit, por sipas asaj që pretendohej ekipi kryeqytetas siguroi 1 milionë euro.