Mario Gjata është shpallur ‘Lojtari i Ndeshjes’ në fitoren 2-1 të Bylisit me Partizanin sot. Sulmuesi bëri një realizim shumë të bukur dhe hapi llogaritë e takimit të Superiores.
Nëpërmjet avantazhit prej Gjatës, ballshiotët arritën në fund objektivin e 3 pikëve.
“Shpresoj të jem në një gjendje të mirë fizike dhe të mbajë barrën e besimit. Nevil Dede më beson.
Jam i kënaqur me golin dhe me 3 pikët. Kam patur ato problemet e mia që më kanë lënë jashtë, por u riktheva me gol. Për një sulmues dihet që goli është i rëndësishëm.
Në gjendjen time 100 përqind nuk jam. Kam debutuar i vogël me Apoloninë në Superiore, por dëmtimet dihet që nuk më janë ndarë. Me kalimin e ndeshjeve, me marrjen e minutave do të jem më mirë.
Më mungon Gjata i Apolonisë. Shpresoj sa më shpejtë të rikthehem në formën më të mirë.”, u shpreh Mario Gjata.