Pavaresisht perpjekjeve te medha qe po bejne te gjithe, ecuria e Basanias nuk eshte ajo e duhura dhe kjo u verejt edhe ne ndeshjen e fundit ndaj Veleçikut kur u ndeshkuan nga nje prej gabimeve te pakta dhe ndoshta te vetme qe bene lojtaret e saj. Kjo ka bere qe skuadra te vazhdoje te vuaje ne pozicionimin e saj ne tabelen e renditje.
Njeriu qe po e drejton skuadren ne keto momente per shkak te pezullimit te trajnerit te pare Erjon Mani, pikerisht Mario Kola ne nje prononcim te dhene per emisionin “Studio Sport” eshte shprehur keshtu per objektivat e Basanias:
“Objektivat qe kishte vendosur presidenti dhe klubi ne fillim te sezonit kane qene me te larta, por si rrjedhoje e demtimeve te shumta dhe te renda te disa lojtareve, mungeses se fatit ne ndeshje te caktuara, apo dhe nga arbitrimet skandaloze te disa arbitrave “kamikaze”, jemi ketu ku jemi por kjo nuk do te na pengoje t’i bejme nje mbyllje te mire sezonit”- eshte shprehur Kola.
Nderkohe trajneri i Basanias ka folur edhe ne lidhje me ndeshjen e ardhshme te skuadres qe ai drejton, kur eshte shprehur: “Ndeshjen e ardhshme e kemi diten e shtune ne Tirane ndaj ekipit “Albanet”. Eshte nje ndeshje e veshtire sepse kundershtari sidomos ne fushen e tij luan bukur futboll, por ne do te shkojme te marrim maksimumin nga kjo ndeshje dhe besoj se do ia dalim me sukses”.
Mario Kola eshte pyetur edhe ne lidhje me menyren si po e perjeton kete eksperience te re tashme si trajner apo dhe per mbeshtetjen e familjareve te tij dhe ai eshte shprehur:
“Ne fakt e nisa sezonin si futbollist por pas javes se peste u demtova rende ne gju dhe si rrjedhoje shume shpejt do t’i nenshtrohem nje nderhyrje kirurgjikale. Gjate kesaj periudhe larg fushes, presidenti Shimaj me ofroi mundesine per te drejtuar ekipin bashke me kolegun Erjon Mani dhe nuk hezitova t’i thosha ‘po”.
Me duket nje eksperience e bukur, ne te cilen kam nje mbeshtetje te madhe jo vetem te drejtuesve te Basanias por edhe te familjareve te mi, sidomos babait dhe xhaxhait tim. Te dy ata kane dhene dhe vazhdojne te japin shume per sportin, kane arritur çdo gje me djerse dhe padyshim qe jam krenar per te dy ata. Nuk mungojne asnjehere te me ndjekin, ashtu si kur kam qene sportist, edhe tani si trajner dhe kjo me ben edhe me shume te vetedijshem per ta bere sa me mire punen time”.(www.shkodrasport.com)