Vetëm 15 vjeç megjithatë karrierën e tij e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer. Mario Mitaj, djaloshi i lindur në Greqi por me origjinë nga Vermoshi, jo vetëm mban shiritin e kapitenit tek ekipi i tij U16 në Akademinë e mirënjohur të AEK-ut të Athinës, por tashmë mban edhe shiritin e kapitenit të kombëtares U17 të Shqipërisë.
Dhe jo vetëm kaq. Në katër ndeshje që ka luajtur së fundmi me këtë ekip ka shënuar 3 gola duke qenë edhe shënuesi më i mirë i saj, ndonëse luan si mesfushor.
Ka shënuar para dy ditësh në ndeshjen ndaj Turqisë në turneun që kombëtarja jonë zhvilloi në këtë vend dhe ndërkohë ka shënuar edhe sot në takimin ndaj Moldavisë.
Ka qenë minuta e 59-të kur Mitaj ka ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi duke e çuar topin në trekëndësh të portës moldave dhe duke ndihmuar kombëtaren tonë për ta fituar këtë ndeshje me shifrat 2-1.
Ndiqni me poshte videon e golit te shenuar ne ndeshjen e sotme ndaj Moldavide: