Liga e Kombeve përfundoi në mënyrën që tifozët shqiptarë më pak e kishin imagjinuar. Nt Shqipëri llogaritë po kryheshin për vendin e parë në grup, por ajo humbje me Ukrainën na dërgoi në vendin e fundit. Një pozicion që e zbret Kombëtaren në Ligën C.
Ditën e djeshme FSHF-ja ka shpërndarë një statistikë sa i përket pasimeve të kryera nga lojtarët kuqezinj në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Mario Mitaj prin listën e futbollistëve të Kombëtares me saktësinë më të lartë të pasimit në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi shqiptar ka një saktësi pasimi prej 89.5%, teksa 277 prej 308 pasimeve të tij kanë përfunduar në zotërim të shokëve të skuadrës.
Pas tij vjen Kristjan Asllani me një saktësi 89%. Ndërkohë top 5-shja plotësohet me Ardian Ismajlin (88.84%), Nedim Bajramin (87.5%) dhe Ylber Ramadani (83.34%)./Sport Ekspres/