Shqiperia e mbylli aventuren e saj europiane mbremjen e djeshme pas ndeshjes me Spanjen duke u renditur ne vendin e katert ne grupin B. Pavaresisht ketij fakti, te gjithe kane vleresuar maksimalisht paraqitjen e kuqezinjve si ndaj Italise, por veçanerisht ndaj Kroacise dhe Spanjes duke u shprehur se mund te meritonin edhe diçka me shume.
Tre ndeshjet e ketij kompeticioni nderkohe konfirmuan edhe njehere tjeter vlerat e talentit 20 vjeçar Mario Mitaj i cili ndoshta vetem ndaj Italise hasi pak veshtiresi, por ne dy sfidat e tjera ishte nder me te miret ne fushen e lojes.
Vete ai permes nje postimi ne rrjetet sociale shpreh edhe njehere tjeter kenaqesine e pjesmarrjes ne nje event te tille sportiv kaq te madh dhe njekohesisht ka falenderuar tifozet per mbeshtetjen.
“Shume i lumtur qe mora pjese ne nje kampionat Europian per here te pare, nje krenari per kete skuader qe kemi dhe per tifozat ma te mrekullushem per mbeshtetjen qe na treguat. KRENAR QE JAM SHQIPTAR!”