Mario Mitaj dhe Mirlind Daku u përballën ditën e sotme në duelin e Kupës së Rusisë mes Lokomotivës së Moskës dhe Rubin Kazanit, teksa në fund ai që festoi ishte mbrojtësi shqiptar, pasi skuadra e Lokomotivës arriti të triumfonte me rezultatin 3-0.

Të dy futbollistët shqiptarë e nisën duelin nga stoli. Daku u aktivizua në minutën e 46-të, ndërkohë që Mitaj u hodh në fushë në minutën e 82-të.

Vlen të theksohet fakti se të 3 golat e sfidës u shënuan në pjesën e parë nga minuta e nëntë deri në të 37-ën. Në fund të sfidës Daku dhe Mitaj shkëmbyen fanellat me njëri-tjetrin dhe i dhanë njëri-tjetrit nga një përqafim.

Një gjest fantastik ky nga të dy lojtarët që nuk i shpëtoi as kamerave, teksa tregon edhe një herë harmonin në Kombëtaren tonë.