Cagliari eshte emri i ri i skuadres qe ka dale ne skene si e interesuar per te marre sherbimet e mbrojtesit te kombetares shqiptare Mario Mitaj. Skuadra e Seria A ka shfaqur mesa duket deshiren per ta patur ne rradhet e saj kete futbollist qe spikati me paraqitjet e tij edhe ne Europianin e muajit te kaluar.
Vetë Mitaj e ka shprehur dëshirën për të luajtur në Evropën Perëndimore, duke e quajtur të plotësuar ciklin e tij në Premier Ligën ruse. Por gjithçka do te varet nga oferta qe skuadra e Lokomotives se Moskes do te marre per ta lene te lire ate.
Kujtojme qe moskovitet e blene Mitajn para dy vitesh tek AEK Athine per nje shume prej 3 milione eurosh dhe me siguri qe tashme kerkojne dyfishin e kesaj vere, nisur edhe nga paraqitjet shume te mira qe ka bere me kombetaren kuqezi.
Por nga ana tjeter, sipas transfermarkt, kartoni i ketij futbollisti është ngjitur në 3.5 milionë euro, nga 2 milionë që ishte në fillim. Por sigurisht qe ky vleresim eshte shume me pak, nga ai qe e vlereon Lokomotiva e Moskes qe posedon kartonin e tij./www.shkodrasport.com/