Shqipëria u mposht nga Gjeorgjia me shifrat 1-0. Pas kësaj humbje i pari që foli për kuqezinjtë ishte Mario Mitaj.

Mbrojtësi theksoi se nuk i shfrytëzuan siç duhet rastet e krijuara. Ndër të tjera nënvizoi se nuk është lodhja hustifikimi për këtë humbje.

“Humbja? Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, vrapuam shumë. Kishim 2-3 raste, por nuk i shfrytëzuam. Nuk besoj se ishte lodhja shkaku që humbëm.

Rreshtimi dhe lojtarët e fortë të Gjeorgjisë? Ne kishim hapësira për ta goditur. Ne duhet të luftonim më shumë. Ata i shfrytëzuan rastet më mirë.

A ishte e lodhur Shqipëria? Nuk besoj se ishte kjo. Edhe ata kishin ndeshje para 3 ditësh. Jemi pak të lodhur, por nuk është ky justifikimi për humbjen e kësaj ndeshje.

Kalimi në Arabi, pse vendose të transferoheshe? Kam folur me trajnerët e ekipit. Më kanë thënë që do të kem më shumë minuta dhe të luaj me lojtarë cilësorë. Për mua kjo është e rëndësishme”, ka përfunduar Mitaj.