Futbollisti i kombetares shqiptare Mario Mitaj ka debutuar mbremjen e sotme me ekipin e tij Al- Ittihad ne ndeshjen e Kupes se Arabise Saudite. Ai ka luajtur 71 minuta si titullar ne formacionin e drejtuar nga Laurent Blanc dhe ka bere nje paraqitje shume te mire.

Duhet thene se Mitaj nuk ka luajtur ne pozicionin e tij te preferuar, ate te mbrojtesit te majte, por si mesfushor para mbrojtjes. Megjithate edhe aty ka bere shume mire duke treguar se jo me kot drejtuesit e Al- Ittihad kane shpenzuar jo pak per ta marre ate.

Ne 71 minutat e aktivizuara, lojtari i kombetares shqiptare ka bere 54 prekje te topit, nderkohe qe ka bere 43 pasime te pakta nga 45 pasimet qe ka bere ne total. Kjo do te thote se ai ka patur nje saktesi thuajse perfekte, prej 96 % te kompletuara ne menyren e duhur.

Al-Ittihad e ka fituar kete ndeshje me rezultatin e paster 3-0. Per Mitajn e rendesishme eshte qe te jete tashme pjese e vazhdueshme e formacionit te kesaj skuadre dhe me siguri qe do te jete pjese e 11-shes se pare edhe ne ndeshjen e fundjaves per kampionat.

Kujtojme qe Mario Mitaj u transferua vetem pak kohe me pare nga Lokomotiva e Moskes tek arabet e Al- Ittihad dhe tashme ai e sheh veten duke luajtur perkrah emrave te tille si Benzema, Kante etj./www.shkodrasport.com/