Mario Mitaj pavarësisht se po luan sezonin e parë në Arabinë Saudite, sërish ka arritur të përshtatet sumë mirë dhe shpejt te Al Ittihad. Mbrojtësi i Kombëtares ëhstë shnëdërruar në një pikëmkyçe për arabët, i cili ndeshje pas ndeshje po shlyen besimi e drejtuesve.

Së fundmi ka dhënë një intervistë për fazën zyrtare të klubit. Mitaj ka folur për aventurën e tij në Arabi, shokët, skuadrën dhe raportet me Benzemanë. Gjithashtu ka foluer edhe për Messin dhe Ronaldon.

“Cili është sekreti i shkëlqimit tuaj? Po mësoj çdo ditë nga shokët. Ata më ndihmojnë të rritem. Për të qenë i sinqertë, kur futem në fushë, e vetmja gjë për të cilën punoj është që të mos futem në panik dhe të mundohem të luaj futbollin që unë di. Nuk më intereson se çfarë të tjerët mendojnë dhe e vetmja gjë që shqetësohem, është fokusimi te loja.

Idhulli juaj? Të jem i sinqertë, jam rritur duke parë Marcelon e Real Madridit dhe gjithmonë e kam konsideruar atë si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë dhe një nga lojtarët që unë përpiqem të ndjek si model.

Lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur? Karim Benzema! Është një njeri që vepron njësoj me të gjithë. Ai mundohet që t’i ndihmojë të gjithë dhe është shumë e bukur që të kesh dikë si ai në skuadër.

Formacioni juaj i ëndrrave? Në portë padiskutim Neuer. Pique, Ramos, Alvesh dhe Marcelo në mbrojtje. Në mesfushë do të vendos Xavin – Iniestan, Messin si 10-tësh, ndërsa në krah do të vendos Neymar, Salah dhe në sulm Cristiano Ronldon.

Pa Marion? Duhet të rritem ende. Të luaj edhe për disa vite që të fus veten time aty. Mund te them se dashuria që mora nga njerëzit kur firmosa, sidomos në stadium apo edhe jashtë. Një pritje shumë e mirë, kur njerëzit të shikojnë dhe të trajtojnë me respekt.

Pozicioni ku ndihesh më mirë? Mendoj se pozicioni ku ndihem më i sigurt dhe luaj më mirë është si mbrojtës i majtë, sepse them se e njoh këtë rol shumë mirë dhe aty mund të jap maksimumin tim”, ka përfunduar shqiptari.