Mario Mitaj është lojtari më i ri i Al Ittihad. Klubi nga Arabia Saudite, zyrtarizoi këtë të martë, afrimin e mbrojtësit të Shqipërisë, nga rusët e Lokomotikës së Moskës.

Bëhet fjalë për një huazim, për të cilin arabët do të paguajnë 1.2 milionë euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit, për 5 milionë euro.
Gjithashtu, lojtari do të arkëtojë rreth 3 milionë euro pagë në sezon.

Tek Al Ittihad, Mitaj do të gjejë emra që kanë bërë histori në futbollin europina, si Karim Benzema apo Ngolo Kante.Gjatë verës, interes për 21-vjeçarin, kishte nga Seria A, nga klube si Juventusi, Lazio apo Bologna.

Për Mitajn, kjo do të jetë aventura e parë në Lindjen e Mesme, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e AEK-ut në Greqi