Ndryshe nga ekipi i femrave, ai i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, nuk i ka bërë një nisje të mirë kampionatit. Në ndeshjen e parë të tij, atë të luajtur në “Qazim Dervishi” ndaj Studentit, volejbollistët shkodranë që tashmë drejtohen nga Mark Kroqi, nuk kanë bërë një paraqitje të mirë duke humbur me rezultatin 3-1. Në fakt, ndeshja nisi mirë për ta teksa kanë fituar setin e parë 26 me 24 por më pas, janë miqtë nga Tirana që fitojnë tre sete rradhazi duke fituar edhe krejt ndeshjen. Për trajnerin e Vllaznisë Kroqi sigurisht që është një humbje ku përgjegjësi kanë të gjithë, duke nisur nga ai vetë, megjithatë ai ka besim për ndryshim të situatës. Besimi për të ndryshuar ekziston tek volejbollistët dhe stafi i Vllaznisë megjithatë këtë fundjavë, ata do të ndeshen në transfertë me Partizanin që është pretendenti kryesor për titullin kampion dhe kjo do të jetë natyrisht një tjetër sfidë shumë e rëndësishme që do të përcaktojë të ardhmen e këtij ekipi.
Vllaznia – Studenti 1-3
(26-24, 19-25, 23-25, 20-25)
Vllaznia: Miloti, Çekini, N.Qafarena, Gjoklaj, A.Qafarena, Jukni. Trajner: M.Kroqi. U aktivizuan: Drinazi, Lloshi, K.Kola, Taflaj, R.Kola Studenti: Lundra, Kopi, Pepa, Xhabrahimi, Rama, Kula. Trajner: A.Sako. U aktivizuan: Muça, Berduzi
Gjyqtarë: E.Dusha, E.Zenullari

© shkodrasport.com