Dita e sotme ka qenë e veçantë për futbollistin shkodran Mark Vata që jeton prej vitesh bashkë me familjen e tij në Belgjikë. Pikërisht sot, ai ka patur dy festa të mëdha. E para, ka festuar bashkë me njerëzit e tij të dashur 15 vjetorin e lindjes. Dhe e dyta, pikërisht sot, familjarët e tij janë njoftuar se Marku në fund të muajit qershor duhet të paraqitet në Shqipëri sepse është grumbulluar nga kombëtarja U-17.
Një lajm që është pritur jashtëzakonisht mirë prej tij dhe prej familjarëve sepse për ta, veshja e fanellës kuqeblu është një nder dhe kënaqësi e madhe sepse sipas të atit- Toninit, “asht fanella ma e dashtun në botë e me e nderue mbi gjithçka”. Marku në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Eendrahl Aalst ku ka bërë një paraqitje të mirë me 14 gola të shënuar. Mban numrin 10 në fanellë dhe ka spikatur me lojërat e zhvilluara dhe golat e shënuar. Jo më kot, tashmë është bërë pjesë e klubit të njohur belg Bryzh me të cilin do të tentojë t’i ngjisë edhe më shumë hapat e karrierës së tij, për më tepër që tashmë është edhe pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë.Mark Vata për ata që nuk e dinë, është nipi i kantautorit të mirënjohur shkodran Gjokë Vata. Por në këtë familje Marku nuk është sportisti i vetëm. Përveç tij është edhe vëllai binjak- Gjoni i cili ka zgjedhur sportin e notit në të cilin është kampion i padiskutueshëm i moshave në Belgjikë.
www.shkodrasport.com