Tek Vllaznia U17 sivjet po bën një paraqitje shumë të mirë futbollisti nga Shllaku Markelian Guri . Ai është shndërruar në protagonist me lojën dhe golat e tij. Deri më tani ka shënuar 6 gola dhe sëbashku me Kubazin janë shënuesit më të mirë të ekipit.

Guri është i datëlindjes 18 gusht 2005, por duhet thënë se sezonin e kaluar ka luajtur me një ekip të rriturish!!!

Sigurisht jo shumë normale por trajneri Altin Xhahysa preferoi ta kishte pjesë të ekipit të KF Murlani që militon në kategorinë e tretë dhe fitoi të drejtën për t’u ngjitur në të dytën në fund të sezonit dhe në këtë sukses, kuptohet që kishte rolin e tij edhe 15 vjeçari.

Sivjet është rikthyer sërish tek Akademia Vllaznia duke u bërë pjesë e ekipit U17 që drejtohet nga trajneri Edmond Doçi dhe po bën mirë.

Kuptohet që synimet e Gurit janë për të patur një karrierë sa më të suksesshme në të ardhmen dhe prandaj punon fort çdo ditë në stërvitje.
Përgatiti: Mark Gjeka