Marko Juriç ka zhvilluar sot seancat e para stervitore me ekipin e Vllaznise. Blerja e fundit e kuqebluve pasi ka hedhur firmen ne kontrate, eshte vene ne dispozicion te stafit teknik.

Kuptohet qe ardhja e tij disi me vonese ne krahasim me te tjeret, ka bere qe ai ne kete seanca te para te zhvilloje stervitje te diferencuar, kryesisht vrapime rreth fushes.

Kroati 27 vjeçar ka ardhur te Vllaznia per te zevendesuar Adilin, çka nuk do te jete krejt e lehte. Por Juriç duket se e ka marre shume seriozisht dhe jo vetem per ta zevendesuar ne fushe, por i ka marre atij edhe numrin.

Siç shikohet edhe nga kjo, lojtari i sapoardhur ka marre fanellen me numrin 4, ate qe ka mbajtur Adili por megjithate ende nuk eshte e qarte nese do ta mbaje ate numer edhe pas nisjes se sezonit te ri.

Por vete Marko Juriç e ka te qarte se nuk do te jete e lehte per te bere qe te harrohet Adili i cili sidomos per nje vit e gjysem ne Shkoder ka bere nje performance shume te mire. Dhe prandaj i duhet te punoje fort per ta arritur kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/