Vllaznia po përgatitet maksimalisht për sfidën e “Klasikes së Shqipërisë” të së dielës ndaj Tiranës. Për këtë ndeshje, një futbollist i shkodranëve duhet të bëjë kujdes në fushën e lojës gjatë kësaj përballjeje, pasi rrezikon të humbasë ndeshjen e rradhës ndaj Egnatias, që do të zhvillohet pas një muaji, kur të përfundojë Botërori i Katarit.
Kështu, bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Marko Juriç, i cili ka marrë tre kartonë të verdhë deri më tani në 11-javë të luajtura. Mbrojtësi kroat është ndëshkuar ndaj Egnatias, Laçit dhe Bylisit, teksa me një tjetër karton të verdhë të marrë ndaj Tiranës, do të humbiste ndeshjen e rradhës.
Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, Juriç dhe ekipi i tij po përgatiten maksimalisht që të dielën në “Klasiken e Shqipërisë” ndaj Tiranës, ata të marrin maksimumin e mundshëm.
Lojtarë te tjere qe rrezikojne me kartona te Vllaznia nuk ka per momentin, çka tregon se ne keto 11 jave kampionat, Vllaznia nuk eshte ngarkuar shume me kartona.
Maringlen ZHIVANI