90 minuta si titullar në fushë, gol i shënuar dhe fitore e ekipit. Nuk ka si shkon më bukur ky rikthim i Antonio Markut si titullar në formacionin e Vllaznisë pas 4 muajsh mungesë. Me golin që shënoi i hapi më pas edhe golit të Zhunior që vulosi fitoren e kuqebluve në këtë ndeshje.
Vetë Marku në një prononcim për mediat është shprehur i lumtur për këtë rikthim në këtë formë. “Ishte një rikthim që mua më ngrohu dhe uroj që të jetë një nisje e mbarë. Uroj që të kem shpërblyer edhe besimin e trajnerit dhe të stafit, kështu që jam i lumtur për rikthimin.
Dedikim për golin? Falenderoj Zotin sepse kam qenë i durueshëm dhe ka vijuar stërvitjen pavarësisht se nuk kam luajtur dhe besoj se durimi mu shpërblye”- ka deklaruar ai.
I pyetur nëse Vllaznia ka shanse për kualifikim, mbrojtësi i kuqebluve Antonio Marku lë gjithçka hapur në këtë drejtim, e për këtë thotë: “Fitorja 2-1 është një rezultat i favorshëm për të tentuar kualifikimin në turin tjetër. Me mundësinë që kishim në fund, do të kishim folur krejt ndryshe, por gjithsesi besoj se me këtë rezultat, kemi shumë mundësi për të kaluar turin”.
Largimi i Ignat mesa duket nuk do ndihet fare tek Vllaznia sepse Marku ka vendosur ta zëvendësojë në mënyrën e duhur dhe sëbashku me pjesën tjetër të futbollistëve do bëjnë çmos për të arritur objektivat sezonalë të ekipit.
© shkodrasport.com