Ish-futbollisti i Juventusit, Patris Evra me ane të një video të postuar në rrjetet sociale ka bërë bujë të madhe e cila është komentuar gjerë.

Evra foli për situatën aktuale te Juve, Interin si dhe i kërkon Bepe Marotas të rikthehet tek bardhezinjtë.

“Ky është një m*t i vogël për të gjithë ata që shpresonin se Juve do të humbte. A e kuptoni që zgjoheni në mëngjes dhe puna juaj është t’i uroni fat të keq “Zonjës së Vjetër”?

Ju të gjithë keni dashur që Juve të humbasë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, por “Zonja e Vjetër” nuk dorëzohet kurrë. Ky është gjithashtu një mesazh i shkëlqyeshëm për të gjithë juventinët. Normalisht që njerëzit janë të mërzitur duke parë një skuadër fiton 9 tituj kampion radhazi. Mund ta imagjinoni sa vuajtën? Ne duhet të jemi mirëkuptues.

Ju duhet të kuptoni se asgjë nuk mund të merret e mirëqenë. Duhet ta shijojmë kur fitojmë titullin, të respektojmë të gjithë ata që punojnë për ekipin, por tani e keni zemëruar “Zonjën e Vjetër”.

Mezi po pres sezonin e ardhshëm më Alegrin. Doja t’i thoja lamtumirë Pirlos i cili bëri një punë të shkëlqyeshme në rrethana të vështira dhe duhet të jeni krenar për përvojën e tij të parë si trajner.

Tek Juvja edhe kur fiton titullin përsëri rrezikon punën tënde. Unë tashmë kam thënë në një video të mëparshme kush duhet të kthehet, por edhe Bepe Marota duhet të kthehet.

Kthehu ne shtëpi Bepe, nuk ka më para atje. Shikoni, fitojnë një titull dhe pastaj të gjithë largohen. Nuk është Juve, ata nuk kanë qëndrueshmëri!

Kështu që, unë ju dua të gjithëve, madje edhe ata që na dëshirojnë të keqen, por Zonja e Vjetër ju surprizën gjithmonë. Unë e dua këtë lojë!”.