Giuseppe Marotta, president dhe administrator i deleguar i Interit, foli për DAZN pak minuta para ndeshjes kundër Genoa-s:
Takimi me skuadrën pas humbjes me Juven?
Nuk ka qenë asgjë e jashtëzakonshme, erdhëm nga një humbje që ndoshta nuk e meritonim dhe ishte e drejtë të bisedonim për ta bërë grupin edhe më të bashkuar dhe për të kuptuar arsyet.
Diskutimi me trajnerin ndodhi në mënyrën më të mirë, ashtu si çdo javë tjetër”.
Mund të vihet në plan të dytë Kupa e Italisë?
Mentaliteti duhet të jetë gjithmonë i njëjtë, jemi një klub i madh dhe duhet të garojmë për të shkuar deri në fund në çdo kompeticion.
Problemi më i madh është se kemi 7 ndeshje në 20 ditë dhe për Inzaghin do të jetë e vështirë të menaxhojë ngarkesën e lojtarëve, duke shpresuar që të mos kemi dëmtime. Kjo është sfida kryesore.
Do të firmosnit për të fituar Champions League duke lënë kampionatin për të tjerët?
Jo, do të firmosja për t’i fituar të dyja. Jemi Interi dhe duhet të luftojmë për të fituar çdo kompeticion.
Nëse të tjerët do të jenë më të mirë se ne, do të përulemi dhe do t’i duartrokasim.
A është tashmë e qartë strategjia e merkatos apo do të varet nga fundi i sezonit?
Ne punojmë vazhdimisht, skautizmi për të kapur mundësitë në treg vazhdon çdo javë.
Piero Ausilio dhe Dario Baccin, në bashkëpunim me mua, punojnë çdo ditë për të gjetur lojtarë që i përshtaten modelit tonë për sezonin e ardhshëm.