Për Juventusin po afrohet momenti i të vërtetës sa i përket dënimit që mund të marrë nga UEFA për plusvalencat dhe parregullsitë me pagat.
Në ditët në vijim do të vijë edhe verdikti final për dënimin e “Zonjës së Vjetër” e cila megjithatë, ka arritur një marrëveshje me organin më të lartë të futbollit europian.
Sipas asaj që raporton Sky Sport, drejtuesit bardhezi kanë arritur një marrëveshje që Juventusi të dënohet këtë vit nga kupat e Europës, duke hequr kështu dorë nga Conference League. Garancia që kanë dhënë drejtuesit bardhezi është se ata nuk do ta çojnë në CAS çështjen nëse vjen ky dënim.
Kështu, Juventusi shpëton dhe shmang një dënim më të rëndë për sezonin e ardhshëm, ku në rast se kualifikohej në Champions, mund t’i hiqej e drejta të merrte pjesë. Kjo konsiderohet në Torino si e keqja më e vogël dhe së shpejti mund të merret edhe zyrtarisht si vendim. /oversport/