Partizani i beson Skënder Gegës projektin e ri të tij. Ish-futbollisti i njohur dhe trajneri i përfaqësueses U-21, ka gjetur akordin me të kuqtë dhe do të ulet në stolin e tyre për të nisur projektin e ri që do të fillojë në këtë sezon.
Klevis Dalipi nuk i ka dhënë lamtumirën të kuqve por nuk do të jetë pjesë e stafit, ndërsa Gega pritet të prezantohet nesër dhe të fillojë punën me lojtarët për të përgatitur ndeshjet e Ligës së Europës.
Një vit më parë, Gega ishte shumë pranë pankinës së Kukësit, por në fund vendoi të refuzonte verilindorët.
Ndërsa tani, ai do të bëhet pjesë e klubit të kuq, ku ka kaluar shumë vite gjatë karrierës së tij si futbollist. /vipsport/