Olimpique Marseille është eliminuar bujshëm nga Kupa e Francës, pasi është mundur pasditen e sotme 2-0 nga Andrézieux, klub i divizionit të katërt.

Krizë totale te marsejezët, që nuk fitojnë prej 7 ndeshjesh dhe pësojnë një tjetër dështim historik, duke mos nxjerrë leksione.

Kjo për faktin se 3 nga 8 eliminimet e fundit në Kupën e Francës për Marseille kanë ardhur nga klube të divizionit 3 apo më poshtë: 2012 – 2-3 ndaj Quevilly (National) 2015 – 3-3 (4-5 pen.) ndaj Grenoble (D4), 2019 – 0-2 ndaj Andrézieux (D4).

https://twitter.com/OptaJean/status/1081930189167362048/photo/1

Në rrjetet sociale ka shpërthyer ironia, me tifozët e Marseille që sulmojnë klubin dhe tifozët kundërshtarë që tallen.

Ndërkaq, edhe rivali më i egër i Marseille në Francë, PSG, nuk ka humbur rastin të thumbojë, sepse ka përshëndetur Andrézieux në Twitter: “Fitore e bukur ajo e juaja, Andrézieux. Magjia e Kupës së Francës. Shihemi sonte, Pontivy”.