Portugalia iu fal golit të Francisco Conceicaos në kohën shtesë për të marrë tri pikët përballë Çekisë. Futbollistit 21-vjeccar i mjaftuan më pak se 2 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës, pasi u aktivizua në të 90-ën nga Roberto Martinez. Tekniku spanjoll, pas ndeshjes, tregoi se ka një vlerësim të madh për sulmuesin, tek i cili ve♪5on nuhatjen që ka ai për golin.

“Ishte një ndeshje e vështirë, për mënyrën se si reaguan kundërshtarët tanë. Por, me e merituam fitoren për çka dhamë në fushë. Fransisco është shembulli perfekt i atij qe e fiton gjithçka me forcën e vet, pa asnjë mbështetje.

Si te thuash, e rrëmben vendin ne ekip. Ai tregoi se është gati të ndihmojë skuadrën. Është një lojtar i pjekur dhe ka nuhatje për golin. Dua ta përgëzoj. E ka treguar në muajt e fundit se çfarë është i aftë të bëjë. Në të tilla nivele nuk është e lehtë të luash, por ai tregoi forcë të jashtëzakonshme karakteri”.

Portugalia ndodhet në grupin me Turqinë dhe Gjeorgjinë. Ndeshja e radhës për luzitanët do të jetë me përfaqësuesen turke në datën 22 qershor.