Teuta arriti të rikthehet te fitorja pas një mori barazimesh radhazi. Trajneri i skuadrës durrsake Edi Martini, u shpreh i lumtur për 3 pikëshin, pavarësisht rasteve të shumta të humbura nga lojtarët. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Martini u shpreh:
“Jam i gëzuar, morëm një 3 pikësh që kishim kohë që se kishim marrë. Kishte rëndësi të fitonim të merrnim 3 pikë që na duheshin me patjetër.
Në pjesën e parë duhet të shënonim 3-4 gola, raste flagrante me portën e boshatisur. Goli i Vilës na dha një lloj kënaqësie. Hymë shumë në stres në pjesën e dytë. I lëshuam territor Fierit. Pjesa e dytë është një ndeshje jo e mirë e jona. Gjithsesi jam i gëzuar me pikët.
Pozitive që morëm 3 pikë. Kemi luajtur shumë ndeshje të mira, por nuk kemi fituar. Iu thashë ndeshjeve, që sot janë të rëndësishme pikëve. Apolonia nuk na rrezikoi, por duhet të ishim më të qetë dhe ta vrisnim ndeshjen më shpejt.
Starova është një krah i djathtë i joni. Do të jenë të vlefshme mendimet e tij. Ekipi i jonë është familje e madhe, ndjejmë rëndësinë e njëri-tjetrit. Unë besoj që rezultatet duhet të vijnë. Kemi luajtur mirë, është fusha ajo që e tregon.
Rasti i humbur i Krasniqit? Jam kthyer nga pankina dhe thashë si është e mundur. Shyqyr Zotit mbaroi kështu si mbaroi. Rastet e humbura janë një dëm. Do të kisha dëshirë të shënonin sulmuesat dhe të krijonin besim te vetja. Është rrugë shumë e gjatë.
Duhet të shikojmë punët tona. Është vetëm faza e parë, diferenca është vetëm 6 pikë me kreun. Do të jetë luftë e ashpër me kreun, them se do të bëhet një kampionat shumë i fortë”, u shpreh Edi Martini.