Teuta do të përballet ndaj Vllaznisë në takimin e vlefshëm për javën e 29-të në Kategorinë Superiore.

Ky takim mund të cilësohet si një finale e parakoshme për këto ekipe, pasi janë duke luftuar për mbijetesën.

Në një intervistë për “Supersport”, ish-futbollisti i Vllaznisë, Edi Martini ka komentuar gjëndjen e vështirë dhe problematikën që ka aktualisht klubi shkodran.

“Ndihem me keqardhje për formën që po tregon Vllaznia dhe Teuta, por njeriu mësohet si më të mirën dhe të keqen. Forma e Vllaznisë në këto 5 vitet e fundit nuk po na bënë shumë përshtypje.

Duke parë parasysh që luan në shtëpinë e vet, shoh Teutën më të favorizuar. Por nëse marrim parasysh faktin se Vllaznia luan për dy rezultate, atëherë gjërat ndryshojnë.

Te Vllaznia ka 5 vite me radhë që vazhdon e njëjta gjëndje. Bashkia vërtet hedh shumë fonde për klubin, por kjo kërkon shumë kohë. Shumë futbollistë nuk kanë ardhur në Shkodër, pasi i marrin lekët shumë me vonësë.

Në fund të gjithë paguhen, por ato nuk merren kur lojtarëve u duhen.

Politika shkatërron gjithçka në Shqipëri dhe kjo ndodh edhe me futbollin.

Presidenti të vë ndonjëherë në presion dhe kur janë lekët atëherë futbollistët duhet të ndërgjegjësohen. Nuk mendoj se presidenti ka ndikim të madh te ky klub, pavarësisht se shqipëtarët janë mësuar me dajak gjithë kohën.

Shkodra ka shumë futbollistë që luajnë me ekipe të ndryshme në Shqipëri.

Këtu përfshijmë edhe Gurin që është një lojtar shumë i mirë, por ne e kemi larguar nga Vllaznia.

Arbitrat janë të huaj dhe kjo na ndihmon që të mos e paragjykojmë këtë ndeshje”, është shprehur Martini. /vipsport/