Edi Martini, trajneri i skuadrës së Teutës është shafqur mjaft i dëshpëruar nga eliminimi në Kupën e Shqipërisë, ndërsa ai nuk rri pa akuzuar edhe arbitrin Jorgji, që sipas tij favorizoi ekipin korçar. Durrsakët eliminohen dhe si për kapriçio të kalendarit edhe në kampionat, në fundjavë luajnë në Korçë me vendast.

Ja çfarë thotë në prononcimin e tij në “gol pas goli” pas ndeshjes në Durrës, trajneri shkodran i Teutës, Edi Martini: “Kishte nervozizëm në fillim, pati tre kartonë të verdhë, Aleksi dhe Hoxha e pastaj edhe një tjetër lojtar i yni. U dënuam që në fillim, nga një penallti, e cila për mendimin tim, ishte e njëjtë me atë që kemi pësuar vjet në Shkodër nga i njëjti arbitër.

Ishim shumë nervozë dhe kjo mendojnë se ishte arsyeja e kësaj humbje. Shpreson që ndeshjen tjetër në kampionat të mos kemi Jorgjin arbitër dhe të mos jemi nevrikë siç ishim sot.

Do e shikojmë ndeshjen me qetësi. Çdo ndeshje që kemi bërë keq, na ka dhënë një mësim të mirë. Tani duhet të shikojmë përpara. Në pjesën e dytë filluam të luanim 2-4-4, pasi mbrojtësit e krahëve i kemi të mirë në sulm.

Kur humb qetësia mendoj se humb edhe qartësia përpara portës. Ishte nervozizëm pas penalltisë në fillim dhe kartonëve të verdhë. Bërryli karshi Krasniqit ishte më i egër se sa penalltia që iu dha Skënderbeut”, – tha trajneri Edi Martini pas ndeshjes.