Mbrëmja e sotme është e veçantë për kapitenin e Vllaznisë në volejboll për meshkuj, Ditmir Rrashketën. Themi kështu pasi pikërisht sonte ai i jep fund beqarisë teksa po zhvillohen dasmën e tij. Të pranishëm në këtë darkë festive janë edhe të gjithë shokët e tij të ekipit të cilët nuk kanë munguar t’i urojnë atij jetë të lumtur bashkëshortore.
Për 27 vjeçarin shkodran viti 2017 do të mbesë kësisoj gjatë në kujtesën e tij. Fillimisht, arriti që të shpallej kampion i Shqipërisë me Vllazninë dhe ai si kapiten pati kënaqësinë e madhe që për herë të parë në historinë e kësaj skuadre, të ngrinte lart kupën e kampionit. Pas këtij suksesi historik, tashmë vjen edhe dasma e cila e plotëson në këtë mënyrë këtë vit mbrësëlënës për të. Me këtë rast, gazeta “SHKODRA SPORT” i uron Ditmir Rrashketës jetë të gjatë e të lumtur bashkëshortore!
© shkodrasport.com