Bota sot na dhuron çdo dite lajme nga më të ndryshmet. Edhe ajo e sportit teksa pjestarë të tij bëhen shpeshherë edhe viktima të sulmeve të ndryshme. Kështu ka ndodhur edhe në rastin tonë kur një sportisti masakrohet vetëm për një…parnking. Po, është e vërtetë. Rasti jonë ka ndodhur në Rusi, vend nga i cili gjithnjë vijnë pamje ose foto të dhunshme, por ngjarja e fundit është vërtet e tepruar, kur mendon që për një vend parkingu, një futbollist të masakrohet keq, aq sa nuk njihej.
Për më tepër, bhet fjalë për një futbollist që luan me ekipin më elitar në Rusi. Mbrojtësi i ekipit rus i Zenit, Denis Terentiev, ka kaluar ditën më të tmerrshme të jetës.
Ai është përfshirë në një sherr me një qytetar të thjeshtë, teksa po parkonte automjetin e tij. Pasi debatuan për të njëjtin vend parkimi, aty ndodhi një përplasje fizike dhe futbollisti, siç shihet, edhe nga fotot e postuara prej tij, ka mbetur i dëmtuar, në pjesën e fytyrës. Fotot janë bërë virale dhe të gjithë kanë dënuar sulmin e agresorit.
© shkodrasport.com