Lotar Mateus është shprehur në favor të disa ndryshimeve te Bajerni. Fillimisht ai e vendos fokusin te shiriti i kapitenit: “Ka ardhur momenti që të ketë tranzicion për shiritin e kapitenit te Bajerni.

Mendojë se mënyra më e mirë që shefat në Mynih të bindin Joshua Kimish, është ti japin detyrën e kapitenit, duke nisur prej këtij muaj. Nuk besojë se Manuel Nojer do të insistonte për të vazhduar këtë mision, pra çështjen e shiriti. Tashmë ka ardhur kohë për dikë tjetër dhe Kimish është alternativa më e denjë”. Legjenda gjermane “skanojë” shkurtimisht edhe disa problematika të tjera në Mynih:

“Ka shumë lojtarë të rëndësishëm që mund të largohen falas në verën e 2025. Kjo demonstron se nuk është punuar si duhet me rinovimet. Gjithsesi mund të rregullohet si problematik nëse trajtohet me seriozitet.

Lojtarë si Dejvis, Sane, Kimish janë shumë të rëndësishëm për klubin, do të ishte një fatkeqësi nëse largohet nga Bajerni me parametra zero. Dua të them dy fjalë edhe për talentin Matis Til. E këshillojë të huazohet sa më shpejtë. Përndryshe do e humbas akoma më shumë”, e mbylli Mateus.