Lotar Mateus ish-lojtari i Gjermansë ka kritika për të gjithë. Pas lojtarëve të cilat takuan presidentin turk Erdogan ai filloi kritikat me të gjithë kombëtaren gjermane për mënyrën e lojës ne Botëror.
Por duket se do ta përfundojë me Maradonën dhe Nejmar. Ai u shpreh për Maradonën se:
“Për atë që Maradona ka bërë në karrierën e tij si futbollist, i ka dhënë fisnikëri futbollit.
Kurse tani, ta shohësh si sillet në tribuna, është shumë trishtuese”. Ndërsa për Nejmar kritikat e tij ishin:
“Nuk është e nevojshme që Nejmari të provokojë kundërshtarin, të kërkojë faulle dhe të rrotullohet pesë apo gjashtë herë pas çdo rrëzimi në fushë. Duhet të heqë dorë nga këto budallallëqe.”