Prej nje jave eshte zyrtarisht kryetar i Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder. Lazer Matija i ka te qarta edhe idete se çfare do te ndryshoje ne funksionimin e kesaj shoqate dhe cilat duhet te jene prioritetet e punes se tij.
Ne nje rrefim te gjate ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa, Matija gjithashtu ka siguruar se dera e tij do te jete e hapur edhe per ata qe kane votuar kunder dhe madje do te tentoje qe me pune t’i binde se kane gabuar ne zgjedhjen qe kane bere.
“Dua te them se fillimisht e kam kundershtuar propozimin per te qene une kryetar i Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder, per shkak te angazhimeve dhe impenjimeve te mia. Megjithate pas insistimit te nje pjese te konsiderueshme te anetareve te kesaj shoqate, e pranova propozimin.
Nuk kam hyre ne gare me askend dhe nuk kam bere fushate per kete post. Vertete ne fund pati edhe kontestime nga kandidati humbes, ndonese pas numerimit te votave me dha doren dhe me uroi per fitoren, por une do te thoashe se nuk eshte koha per polemika, por per pune.
Vertete ka patur edhe nga ata qe kane votuar kunder meje, por dua te them se me zgjedhjen time ne kete post, deren do ta kene te hapur te gjithe, edhe ata qe kane votuar pro, edhe ata qe kane votuar kunder, sepse ndryshe nuk do t’i japim kesaj Shoqate ate shkelqim qe kerkojme.
Ne do te synojme t’u krijojme ketyre shoqatave mundesine qe te jene me mire se nje vit me pare. Te kete me shume femije qe luajne futboll, te kete me shume te ardhura dhe me pak shpenzime per keto drejtues shoqatash sepse duhet dite qe ato ekzistojne me vetefinancim nga prinderit dhe te mundohemi t’ua lehtesojme sadopak barren financiare.
Nuk eshte qellimi jone te shohim se kush na ka votuar dhe kush jo. Ata qe kane votuar “pro” do te gjejne besimin qe kane patur tek une, do ta gjejne ne fushe, ndersa ata qe kane votuar “kunder” do t’i binde qe vota duhej te ishte dhene ne anen tjeter.
Dhe nese nuk jemi te afte per t’i bindur, bejme edhe hapa prapa. Ka patur ne fakt zera para zgjedhjeve se une mund te terhiqesha nga gara dhe do jepja doreheqjen. E vetmja gje kur une jap doreheqjen eshte kur nuk kam se çfare jap.
Ne do te bejme presionin e duhur, qe me aq mundesi sa ka Federata, ne bashkepunim edhe me pushtetin lokal, te nderhyjme ne infrastrukture sepse eshte imediate dhe i gjithe fokusi jone do te jete i perqendruar pikerisht ne kete drejtim”./SHKODRA-SPORT.COM/