Javën e ardhshme në Bosnjë- Hercegovinë, ekipi kampion I Shqipërisë në futbollin e femrave, Vllaznia e Shkodrës, do të zhvillojë ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Përballë saj do të jetë kampionia vendase, ekipi I Sarajevës, kampionia e Greqisë PAOK I Selanikut dhe kampionia e Luksemburgut.

Vajzat shkodrane tashmë janë gati për këtë kompeticion të rëndësishëm dhe presidenti I ekipit Lazer Matija, në një prononcim për “SHKODRA SPORT” bën të ditur edhe objektivin që do të ketë Vllaznia në këto ndeshje do të jetë kualifikimi për në turin e dytë, çka do të ishte edhe një arritje historike për futbollin shqiptar të femrave. “Kemi kohë që përgatitemi për këto ndeshje. Natyrisht që kupa e fituar në muajin qershor në Greqi, na ka motivuar edhe më shumë për të bërë diçka të bukur edhe në ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Jemi munduar ta forcojmë skuadrën me lojtaret e duhura dhe mendoj se ajo tashmë është e kompletuar dhe do të luftojë fort për të arritur një rezultat historik për futbollin e femrave në Shqipëri: kalimin për herë të parë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Jam i bindur se mund t’ia dalim megjithatë do të duhet shumë përkushtim dhe kujdes në ndeshjet që do të zhvillojmë”- ka thënë “arkitekti” i sukseseve të këtij ekipi. Vllaznia ka disa vite që merr pjesë në Ligën e Kampioneve dhe ndonëse në ndonjë moment I është ofruar kualifikimit, nuk ia ka dalë dot. Mbase, mund ta arrijë sivjet dhe besimi
për këtë gjë ekziston.
© shkodrasport.com

 

http://www.uefa.com/womenschampionsleague/season=2018/clubs/club=2606002/matches/index.htm