Pas prezantimit nga ana e sponsorit Xhaferi, ka folur para gazetareve edhe drejtori i ri sportiv i klubit te futbollit Vllaznia, Matko Djarmati. Ne prononcim e tij te pare si zyrtar i kuqebluve, ai eshte shprehur:
“Minimumi një herë në javë do jemi bashkë, me gazetarët do jemi korrektë sepse pa juve klubi Vllaznia nuk është I madh. E di ku kam ardhur dhe këto tre ditë që jam në Shkodër më është rrotulluar jeta 360 gradë. E ndiej peshën e fanellës dhe jam gati.
Kam ardhur nga propozimi I Rijekës këtu dhe nga asnjë klan pas meje, kam ardhur për një qëllim sportive dhe do jap maksimumin tim për objektivat e klubit. Do kemi një ekperiencë me ata dhe do bëjmë një punë si duhet”, tha si fillim Matko.
Në momente të vëshira Vllaznia ka gjetur “hile” të tilla binjakëzimi. Bujë për momentin apo plane konkrete?
Nuk jam propozuar nga asnjë njeri në Shqipëri apo dikë që mund të rrijë pas. Do provoj të finalizoj objektivat. Po presim përgjigje nga bordi I Rijekas, por brenda kontratës duhet të ndryshojnë gjërat dhe të kemi propozime konkrete.
Kam punuar 2 javë atje me Rijekën dhe nuk është arritur binjakëzimi zyrtarisht sepse mungonte personi përgjegjës për shkaqe familjare. Unë kam folur me UEFA-n dhe me UEFA Pro do e mbyll edhe për drejtor teknik. Me informacionet nga Federata e bëj këtë punë. Klubi më ka gjetur apartament dhe kam katër ditë që jetoj në Shkodër./newsport/