Menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, eshte i mendimit se levizja e trajnerit Mirel Josa drejt Shkodres, tregon qe ka nje pasiguri nga ana e presidences se Vllaznise.
Ne emisionin “Fair Play” ne Syri TV, Matraxhiu deklaroi se nese nuk kishte besim ndaj trajnerit Plori, Josa duhej te afrohej qe pas largimit te Brdariç.
Matraxhiu u shpreh se ky largim i tille eshte nje ulje per trajnerin Plori, ndersa tha se trajneri ne fjale nuk duhej te largohej ne kete lloj menyre.
“Levizja e Mirel Joses drejt Shkodres, tregon qe kemi pasiguri. Jo per te gjykuar trajnerin Josa, per te cilin kam rrespekt maksimal per punen e tij, por menyra e levizjeve te pamenduara, sepse eshte nje periudhe qe levizjet nuk jane te duhurat dhe po ta kapesh qe ne fillim, duhej ta kishin marre qe ne fillim, pas largimit te Brdaric, ne qofte se nuk kane pasur besim te plote tek trajneri Plori, se kjo eshte edhe pak ulje per figuren e trajnerit Plori, me vjen keq ta them kete.
Plori nuk duhej te largohej ne kete lloj menyre. Derisa ia besuan, ta linin deri ne fund. Kjo lloj menyre keshtu, eshte edhe pak autogol i trajnerit ne fjale, pasi nuk duhet ta pranonte, nese nuk ishte i sigurte nga ana e kontrates. Si njeri i shtepise, ti ia beson, por jo qe te dale lajmi qe u largua.
Ai duhet te rrinte prape aty. Per mendimin tim, kjo levizje eshte e gabuar. Ne qofte se, klubi nuk eshte i sigurte, duhet ta kishte mbrojtur, duke thene se eshte nje trajner emergjence.
Ne e kemi pare edhe ne klubet te medhaja, qe ndodh nje gje e tille. Ta shkarkosh para se ta mbarosh, per mua eshte ofendim nje gje e tille.
Plori kishte dy vite qe ishte ne staf te Vllaznia. Tani, cfare ndodhi? Duken pak te luhatura si zgjedhje, po flasim per binomin Brdaric-Plori-Josa”,-tha gjate prononcimit te tij, menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu.
Maringlen ZHIVANI