Bayern-i luajti një ndeshje tmeërrësisht zhgënjyese këtë të shtunë, duke u shpartalluar 3-0 në Mynih nga Borussia Mönchengladbach, ndërsa ish-futbollistit legjendar Lothar Matthäus i mjaftoi të shihte vetëm një orë nga ndeshja, për të dhënë verdiktin e tij.
Matthäus, tashmë komentator për Sky, arriti në një konkluzion shkatërrimtar: “Përveç ndonjë topi të rastësishëm në zonë, Bayern krijoi shumë pak shanse për shënim dhe diçka e tillë është e pafalshme për një ekip me cilësinë e tyre”.
Problemi kryesor duket mungesa e një skuadre të vërtetë në fushë. “Nuk shoh ndonjë bashkëpunim në fushë”, tha Matthäus.
Javët e fundit ka pasur zëra për probleme brenda ekipit, me James Rodriguez që flitet se ka pasur debate me trajnerin Niko Kovac, por ky i fundit ka përgënjeshtruar gjithçka, duke e quajtur “pozitive” atmosferën.
Megjithatë, Matthäus ka dyshime në këtë pjesë: “Nëse sheh ndeshjen e sotme dhe sjelljen e lojtarëve, asgjë nuk duket në rregull!”./telesport/