Mërgim Mavraj ka qenë titullar në ndeshjen e sotme të Bundesligës 2, aty ku Grojther Fyrth i tij kishte përballë Hamburgun. Mbrojtësi është aktivizuar për 90 minuta, megjithatë nuk ia ka dalë të shmangë disfatën e të tijve me rezultatin minimal 0-1.
Nga ana tjetër, për Hamburg nuk ishte preferuar nga minuta e parë mesfushori i kombëtares, Klaus Gjasula. Megjithatë, për 30-vjeçarin pati hapësira nga minut e 81, aty ku trajneri i tij kërkoi më shumë siguri në fushë për të mbrojtur deri në fund rezultatin.
Kështu, Gjasula triumfoi ndaj Mavraj në përballjen e sotme, ndërsa në renditje Hamburgu i mesfushorit është në vendin e parë me nëntë pikë të plota pas tre sfidave të para.
Hamburgu ka si objektiv kryesor rikthimin e menjëhershëm në elitë dhe transferimi i Gjasulës në këtë verë u bë pikërisht për këtë arsye. Nga ana tjetër, Grojther Fyrth i Mavraj, pozicionohet në vendin e 14 me tre pikë pas katër ndeshjesh. /VipSport/