Mentor Mazrekaj ishte një nga afrimet e Laçit në merkaton e verës. Lojtari 31 vjeçar i lindur në Prishtinë zhvilloi një intervistë me Supersport në Zona gol, ku foli jo vetëm për fitoren e kurbinasve 1-0 ndaj Vllaznisë, por edhe për tema të tjera.
”Shpresojmë të përfundoj Laçi si Juventusi, kampion. Lojtari më i mirë në botë? Kam simpatizuar Ronaldon. Laçi e ka nis me ngërç, e kjo fitore na ka futur në shina pasi kemi objektiva madhore. Mediat thonë gjithmonë: Laçi kampion. Një fitore si kjo me mund të madh, vlen 6 pikë.
Tre skuadra janë në luftë për titull: Laçi, Teuta dhe Tirana. Partizani ka një grup të vogël lojtarësh dhe nuk e përballon dot. Kukësi nuk ka organikë të mirë në pankinë. Në janar nuk mund të gjesh lojtar të mirë.
Nuk kam pasur shumë minutazh. Shpresoj që kë kem më shumë minuta që të arrij formën. Ndjehem më mirë në këtë pozicion. Duro më njeh mua mirë. Unë kam ndihmuar edhe pas sulmuesit” – Tha Mazrekaj./newsport/