Kristian Mba u transferua nga Partizani te Metalist Kharkiv, që luan në ligën e dytë të Ukrainës. Sulmuesi nigerian ka zbuluar me jo pak peng prapaskenat e sesioneve të mëparshme të merkatos.

Mba tregoi për “Africafoot” si kryeqytetasit nuk kishin lejuar kalimin e tij te Çelje apo Olimpija në Slloveni.

“Kam pasur oferta nga klube të mëdha në Europë, përfshirë në Slloveni, Maqedoni dhe Bullgari, të gjitha po luajnë në nivele të larta te ligat e tyre respektive.

Sezonin e kaluar isha gati t’i bashkohesha klubit slloven Çelje. Gjithçka ishte thuajse e kryer, por klubi bllokoi transferimin tim. Këtë sezon po ashtu mora oferta nga Olimpija, tjetër klub slloven, por klubi im sërish më ndaloi largimin”, u shpreh Mba ndër të tjera.

Partizani bleu kartonin e 25-vjeçarit nga Trepça në janarin e vitit 2023. Eksperienca e tij me Partizanin zgjati për dy vite.