Karlo Ançeloti dha konferencën për shtyp para ndeshjes me Gironën duke treguar anën e tij më optimiste. Italiani ka treguar edhe një herë se nën presion është mjeshtër.
Gjëja më interesante ka qenë rreth kritikave, disa prej tyre shumë të ashpra sipas tij, por kjo nuk e ka penguar të bëjë shaka me gazetarët. Ai flet për Mbapenë dhe thekson përmirësimin e tij në intensitet në dy ndeshjet e fundit dhe vazhdon të bëjë të qartë se ata janë me të dhe se ai do të japë më të mirën në Madrid. “Sot do të jetë një ndeshje e komplikuar, edhe Girona po bën mirë këtë vit edhe pse ka edhe Ligën e Kampioneve. Luajnë shumë mire, por ne duhet të fitojmë për të vazhduar luftën për titull.”
KRITIKAT- “Më duhet të pranoj që skuadra nuk po jep versionin e saj më të mire dhe trajneri është gjithmonë ai që ka më shumë përgjegjësi. Po më ‘godasin’ shumë, mund të thonë se janë lodhur me mua, por unë nuk jam i lodhur. Jam ende i lumtur dhe i kuptoj kritikat, ndonjëherë kritikat janë diçka që më motivojnë për të bërë më mirë”.
DËMTIMET- “Vini dhe do të jetë gati për Ligën e Kampioneve. Alaba ka nevojë që këtë muaj që të rikuperohet plotësisht dhe të jetë në gjendje optimale në janar për të qenë pjesë e ekipit”.
MBAPE- Ai është i vetëdijshëm për situatën që po kalon sepse është shprehur pas ndeshjes dhe ne jemi me të. Ai nuk po jep versionin e tij më të mirë, ka shumë që nuk e kuptojnë, por ai është i vetëdijshëm që nuk është në versionin e tij më të mirë. Duhet të vlerësojmë të gjitha gjërat, mendoj se në nivelin e intensitetit dhe shpejtësisë është përmirësuar. Kjo nuk do të thotë që ai duhet të luajë çdo ndeshje, ndonjëherë mund të jetë mirë për të pushuar”.
KUPA E BOTËS PËR KLUBE- “Prezantimi ishte i bukur, me mikun tim Del Piero, Mendoj se do të jetë një kompeticion i rëndësishëm”.
NIVELI I SHQETËSIMIT- “Nuk është një funeral, ne jemi në luftë në të gjitha kompeticionet dhe duhet të jemi optimistë duke marrë parasysh problemet që kemi. Kemi një skuadër cilësore dhe jemi të bindur se do të marrim më të mirën. Niveli i shqetësimit është mesatar”, tha ndër të tjera Karlo Ançeloti.