Florent Maluda ishte një prej lojtarëve të brezit të artë të Francës, në vitet 2010, por në të njëjtën kohë një që në ambientin e PSG-së është tepër i informuar mbi faktet që ndodhin, duke qenë se tashmë ka nisur edhe karrierën e opinionistit.
43-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur me Çelsin dhe fitoi Champions-in me blutë e Londrës, punoi nën rrogoz për të provuar ta bindë Kilië Mbapenë të transferohej në “Stamford Bridge”, por tani më shumë se kurrë, Florent Maluda është i bindur:
“Kilië Mbape do vetëm Realin e Madridit dhe transferimi tek ata është vetëm çështje orësh. Më në fund, Mbape është bindur se të luash për Realin është një tjetër planet. Jo për prestigj, por të të nxjerrë në pah cilësitë e tua në klubin më të madh të botës dhe të lësh gjurmën në historinë e tyre.
Madje, jam i bindur që Kilië e do Realin jo për para, sepse ato i ka me bollëk në Paris, por i ka ardhur ora të kërkojë madhështinë, të provojë sukseset e vërteta që ofron futbolli”, përfundoi ish-mesfushori.