Kilian Mbape nuk di të ndalet në Francë. Sulmuesi shënoi mbrëmjen e djeshme tre golat e fitores në ndeshjen e kampionatit mes PSG dhe Monakos.
Edhe pse PSG, ishte shpallur kampione e Francës, skuadra sërish ia doli të mbërrinte te triumfi falë golave te Mbapes. Falë golave të djeshme, Mbape është shndërruar në lojtarin më të ri që ka shënuar 30 gola në kampionatin francez.
20-vjeçari, i cili këtë sezon është duke u përfolur vazhdimisht edhe për një kalim të mundshëm te Reali, në një intervistë për ‘Canal Plus’, sulmuesi u shpreh se do të qëndrojë te Parisi dhe se Realin e Zidanit do ta shikojë si një admirues i thjeshtë.
“Do të qëndroj te Parisi dhe jam i përfshirë në projektin e klubit. Do të jetë mirë për Realin që kanë në stol Zidan, por do t’i shikoj madrilenët thjesht në rolin e një admiruesi”.
Në këtë mënyrë Mbape, ka mohuar zërat që e lidhin me një transferim në Spanjë, edhe pse në merkaton e verës mund të ketë sërish zhvillime të reja./vipsport/