Kylian Mbappe shënoi dy gola në fitoren 4-3 të Francës ndaj Argjentinës, duke lënë në hije fituesin 5 herë të Topit të Artë, Leo Messin.

Përveç golave, sulmuesi i PSG fitoi edhe 11-metërshin që shndërroi në gol Antoine Griezmann, në minutën e 11 të ndeshjes.

Por, dygolëshi i sotëm bën që Mbappe të barazojë rekordin e legjendës së futbollit Pele, duke u bërë lojtari i dytë nën 20 vjeç që shënon dygolësh në Botëror.

Megjithate prej ketij futbollisti mund te presim edhe me teper. Ai mund te konsiderohet nje nga lojtaret me te talentuar te ketij Boterori dhe padiskutim qe edhe ne ndeshjet e ardhshme do te mundohet te tregoje me se miri vlerat e tij.