Kylian Mbappe është i fokusuar në një rikthim të fortë në formë përpara El Clasicos së shumëpritur kundër Barcelonës, ​​të planifikuar për 26 tetor 2024. Mbappe pësoi një dëmtim të bicepsit të kofshës gjatë një ndeshjeje në La Liga kundër Alaves, që kërkonte menaxhim dhe rehabilitim të kujdesshëm.

Ekipi mjekësor i Real Madrid ka qenë duke e monitoruar nga afër rikuperimin e tij dhe përditësimet e fundit tregojnë situatën e ndeshjeve që do të mungojë.

Sulmuesi francez do të mungojë qind për qind në tri ndeshjet e ardhshme të Los Blancos ndaj Atletico Madridit në këtë fundjavë dhe ndaj Lille dhe Villarreal.

Megjithatë, pas këtij dëmtimit që e lë jashtë fushës për së paku tri javë, raportet sugjerojnë se ai do të jetë gati të paraqitet në El Clasico pa asnjë problem.

Mbappe thuhet se është në rrugën e duhur për të rifituar formën e plotë në kohë për përballjen me Barcelonën me 26 tetor.Ndryshe, pas tri ndeshjeve të lartpërmendura është pushimi ndërkombëtar, të cilin Mbappe do ta shfrytëzoj maksimalisht për të rigjetur formën. /Telegrafi/