Franca fitoi sot 3-1 ndaj Polonise dhe kaloi me tej ne Boterorin e Katarit. Nderkohe, me dygolëshin ndaj Polonisë, ylli i PSG-së jo vetëm që e udhëhoqi Francën në çerekfinale, por edhe mundi O Rei.

Në vetëm një Botëror e gjysmë, për shkak se ky në Katar nuk ka përfunduar ende, Mbappé ka shënuar tashmë 9 gola: katër në 2018 në Rusi dhe pesë në këtë edicion 2022: fenomen.

Ai po e tërheq zvarrë edhe Francën në këtë Botëror, që në moshën 23-vjeçare tashmë ka një Kupë Bote në tabelën e tij të buletinit. Por jo vetëm kaq.

Me dygolëshin e shënuar kundër Polonisë, ylli i PSG theu një rekord historik: para se të mbushte 24 vjeç, ai shënoi më shumë gola (9) se Pelé (7) në të njëjtën moshë.