Një si ai lind një herë në 20 vjet ose dhe më shumë. Historia e tij është ajo e një legjende të re të futbollit, që sot 20-vjetorin e tij e kthen në një festë kombëtare për francezët. Flasim për talentin e PSG-së dhe Kombëtares së “gjelave”, Kylian Mbappe që vërteton se ëndrrat behën realitet me talent dhe shumë përkushtim.

Me teknikë, shpejtësi dhe vizion për lojën, pa qenë një maniak për fizikun si idhulli i tij, portugezi Ronaldo, Mbappe e ka të shkruar në ADN forcën, dinamizmin dhe njëherazi elegancën. Fuqi dhe aftësi me të djathtën dhe të majtën, ide të qarta dhe me kokën në shpatulla, Mbappe është një ikonë frymëzimi për brezin e ri.

Sot ka të ardhurat e një princi, 18 milionë euro në sezon që e projektojnë atë si nja nga faraonët e rinj të elitës botërore, çka e vërteton edhe kandidimi i tij për trofeun e topit të artë. Një prej lojtarëve më të shtrenjtë i dyti nën moshën 20-vjeçare që ka shënuar një gol në finalen e botërorit duke u renditur pas Pelesë.

Të jesh kampion bote në moshën 20-vjeçare nuk është pak, aq më shumë kur Palmaresi i një lojtari në këtë moshë është i mbushur me trofe prestigjozë. Gjithsesi ai di të qëndrojë modest.

Trofeu i kampionatit do të ishte një dhuratë e bukur për mua. Kam ende shpirtin e një fëmije që argëtohet më topin citohet ai. Por për të marrë këtë dhuratë Mbappesë do t’i duhet të presë deri në pranverë. Siç shpjegon në të përditshmet franceze që i dedikojnë faqet e para me kalimin e viteve, nuk ndodh ndonjë ndryshim i madh të paktën jo në këtë moshë, por ëndrrat vijnë e bëhen gjithnjë më të mëdha.

“Fitimi i titullit të Ligës së parë do të ishte diçka shumë e bukur edhe pse është një ndjesi e njohur, ndërsa fitimi i Championsit do të ishte dhurata e vërtetë për këtë sezon”, shprehet Mbappe.

Në të vërtetë titulli i Championsit do të ishte mënyra e duhur për të vijuar rritjen progresive profesionale dhe jo vetëm për të. Urimet për francezin vijnë nga e gjithë bota, dhe djaloshi që pozonte me foton e idhullit të tij CR7 sot e meriton të jetë pasuesi i fronit të tij. Rezultatet e tij deri më tani kanë qenë mahnitëse çka na bën të mendojmë se të ardhmen e tij thjesht do ta shijojmë.