Fillimi i jetës së Kylian Mbappe në Real Madrid nuk ka qenë mbresëlënës, për të thënë të paktën. Në dy javët e fundit, ka qenë veçanërisht e vështirë për të pas disa momenteve të mira në fillim të sezonit.
Të mërkurën e kaluar, Mbappe pa penalltinë e tij të pritet nga portieri i Liverpoolit, Caoimhin Kelleher, gjatë humbjes 2-0 të Real Madridit në Ligën e Kampionëve në Anfield.
Shtatë ditë më vonë, ai u mohua përsëri nga pika e bardhë pasi Julen Agirrezabala shpëtoi Athletic Bilbaon në fitoren e tyre 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të La Ligës.Carlo Ancelotti doli në mbrojtje të Mbappes pas ndeshjes në San Mames, dhe tani vetë francez ka shkruar në Instagram për të ndarë mendimet e tij.
“Rezultat i keq. Një gabim i madh në një ndeshje ku çdo detaj ka rëndësi. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të. Një moment i vështirë, por është më e mira për të ndryshuar këtë situatë dhe për të treguar se kush jam”, ka shkruar Mbappe.
Mbappe tani duhet të marrë veten përpara ndeshjes së ardhshme të Real Madridit, e cila është kundër Girona të shtunën mbrëma. /Telegrafi/